AktualitetPolitikëTë fundit

“E humbe shansin Sali”, Shalsi – Berishës: E kuptoj marazin, pikëllimin dhe sikletin e madh në moshën tënde. Mbetesh një rudiment politik

Deputeti i PS-së Eduart Shalsi ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha në parlament. Ai tha se Berisha e ka humbur shansin dhe po mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar.

“Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë që pas disfatës lapidar të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe t’i hapte udhën dikujt nga ju që në fakt e bëri me Lulin, por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri. Unë e di se ç’mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe prej jush. Shikoni historikun politik, jeni vetëm deja vu. E humbe shansin Sali. E kuptoj dhe marazin, dhe pikëllimin dhe sikletin e madh në moshën tënde kur ballafaqohesh me të vërteta që nuk i mendoje. Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar për ta kuptuar që koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. E kishte Saliu në dorë dhe minimumin jetik, kishte në dorë dhe të përndjekurit dhe pronarët.

Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar. Nuk je më as përfaqësues i tyre dhe i dënuar të vuash largimin nga politika në një mënyrë aspak dinjitoze. Mbetesh një rudiment politik”, deklaroi Shalsi.

Ndërkohë maxhoranca ka rrëzuar amendamentin e kryetarit të PD-së Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Amendamenti mori 36 vota pro të opozitës dhe 72 kundër të shumicës.

Rrëzimi i amendamentit u paralajmëruar nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

Amendamentet e rrëzuara

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve

Fraksion.com