AktualitetTë fundit

“Drejtësi për Martinin”, zhvillohet protesta e 4 para Ministrisë së Arsimit/ Kërkohet më shumë siguri në shkolla

Prindër dhe qytetarë i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit të thirrur nga qytetarët pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, nga një bashkëmoshatar i tij.

Pjesëmarrësit në protestë u shprehën se duhet të ketë një siguri e përhershme në shkolla.

Drejtësi për Martinin është motoja e protestës së 4-rt që mbahet para Ministrisë së Arsimit.

Siguria në shkolla është një nga kërkesat që paraqitet në protestat e mbajtura, ndërsa një prej qytetarëve tha se duhet një ndryshim jo thjesht të një ministri, por një politike në raport me sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit. Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin.

I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”.

 

Fraksion.com