Është hedhur sot në Presidencë shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sokol Sadushi është zgjedhur anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025.

Ky proces u mbikëqyr nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe u ndoq nga parime të plota transparence, gjurmueshmërie dhe monitorimi, duke përfshirë edhe transmetimin live, i cili mundësoi ndjekjen e tij në kohë reale nga institucionet, subjektet e interesuara dhe publikun.

Në këtë procedurë të hedhjes së shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2025:

Marjana Semini- Gjyqtar, anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Ilir Toska- Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushteteuese
Fuat Vjerdha- gjyqtyar Gjykata e Apelit
Enkela Vlora- gjyqtyar Gjykata e Apelit
Irma Balli- prokurore, prokuroria e Apelit
Etjen Kapo- prokuror, prokuroria e Apelit
Nafie Hasko – gjyqtare, Gjykata Administrative

ANËTARËT ZËVENDESUES
Marsida Xhaferllari, gjyqtare, Gjykata Kushteteuse
Medi Bici gjyqtar , Gjykata e larte
Thoma Jano , prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Elvana Çiçolli, gjyëtyar Gjykata e Apelit
Genti Xholi , prokuror, Prokuroria e Apelit
Bezart Kaçkini, gjqtar Gjykata Administrative