“Si plakë, skandal!”, Françeska ikën duke qarë, bën…
Dje në rubrikën “Pa Filtra” në “E Diell” u prezantua një vajzë e cila ishte make-up artiste. Melia Beqiri u shpreh se prej 5 vitesh merret me këtë punë, por nga pamundësia për t’a reklamuar profesionin që bën, ka zgjedhur që t’a reklamojë te “Pa filtra”.
E reja kishte zgjedhur që talentin e saj t’a tregonte duke rregulluar njërën prej opinionisteve të “Pa Filtra”.
Tha se nuk vjen më në emision/ Çfarë ndodhi me Shqipe Hysenaj dje në “Pa Filtra”?
Ishte Françeska Murati ajo që pranoi dhe u shpreh:
“Unë jam gati, nuk e kam problem. Nuk kam komplekse, dal si me make-up dhe si pa make-up”.
“Do dilni më bukur seç jeni tani”, u tha më pas konkurrentja.
Pasi Melia përfundoi së bëri make-up-in Françeskës, kjo e fundit vendosi që t’i bënte një lojë. Ajo tha se nuk i pëlqen aspak dhe u largua duke qarë.
“Ky është look-u final? Me rrudha, si plakë. Jo duhet t’a rregullosh. Jo, do dal sot. Skandal”, tha Françeska e cila më pas u largua.
Beqiri ngeli e habitur, por më pas Murati u kthye dhe i “tha se ishte thjesht një shaka”. Ajo shtoi se i ka pëlqyer make-up që i kishte bërë.
‘Si plakë, skandal’! Françeska ikën duke qarë
Fraksion.com