AktualitetBota+Të fundit

“Abuzim dhe shpërdorim drejtësie”, reagimi i Donald Trump për faljen e Hunter Biden

Presidenti  i zgjedhur  i SHBA, Donald Trump, ka reaguar ndaj faljes së Presidentit Biden për djalin e tij Hunter Biden.

Duke ndarë përgjigjen e tij në Truth Social, Trump shkroi: “A përfshin falja e dhënë nga Joe për Hunterin pengjet e J-6, të cilët tani janë burgosur prej vitesh? Një abuzim dhe dështim i tillë i drejtësisë!”

Mesa duket duke shkruar këtë reagim Trump po i referohej mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021 në një përpjekje për të përmbysur humbjen e Trump në zgjedhjet e 2020.

 

Fraksion.com