Vrau gruan me thikë dhe plagosi djalin e partneres në Selanik, ky është 46-vjeçari shqiptar
Personi që shikoni në këtë foto është 46-vjeçari shqiptar, që vrau partneren e tij 60-vjeçare me thikë dhe plagosi djalin e saj, 29 vjeç. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në fshatin Angelochori të Selanikut.
Mediat greke shkruajnë se çifti ka pasur një debat të ashpër, për të cilin arsyet nuk dihen. Në debat e sipër, shqiptari ka marrë një thikë dhe ka qëlluar për vdekje partneren e tij.
Në grindje ka ndërhyrë edhe djali i 60-vjeçares, me qëllim për t’i ndarë. Fatkeqësisht, ai nuk ia doli dot që të mbrojë nënën e tij. Nga plagët e marra, 60-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa burri u dërgua në burg. Çifti raportohet se ka jetuar në kushte të vështira ekonomike.
Fraksion.com