AktualitetSportTë fundit

Mesfushori i Fiorentinës u shemb pa ndjenja në fushë, shtyhet ndeshja me Interin

Momente frike dhe paniku kanë shoqëruar ndeshjen e sotme mes Fiorentina-Inter.

Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç,  u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.

Sapo lojtari u rrëzua përtokë (ndërsa ai po lidhte këpucët) shokët e tij u përpoqën menjëherë ta ndihmonin te mos i merrej fryma, duke i futur gishtat në gojë. Megjithatë, pjesa tjetër e lojtarëve, së bashku me stafin e të dyja skuadrave, u grumbulluan rreth Bove për të mos lejuar kamerat dhe tifozët të vëzhgonin skenën.

Fraksion.com