I mbështjellë me çarçaf, nxirret nga lokali trupi i pajetë i 50-vjeçarit në Ndroq
Është nxjerrë nga lokali ku u krye vrasja, trupi i pajetë i viktimës,
Ekspertët kriminalistikë kanë nxjerrë nga ambientet e lokalit trupin e pajetë të 50-vjeçarit.
Alfred Dedja u qëllua për vdekje brenda në lokal në Ndroq të Tiranës nga Julian Gjoshi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Në momentin e ngjarje, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.
Pas të shtënave autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij konflikti janë bërë prishja e pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.
Gjoshi dyshohet se është larguar në drejtim të Shijakut.
Fraksion.com