AktualitetTë fundit

Ekzekutimi me armë zjarri brenda lokalit, policia zbardh detajet nga krimi në Ndroq

Një person është ekzekutuar këtë të diel në një lokal në Ndroq.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në një lokal në Ndroq, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 

Fraksion.com