Buxheti 2025, Bardhi: PD depoziton në Kuvend 34 amendamente
/ Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend 34 amendamente, për buxhetin e vitit 2025, që siç tha ai, “ky të jetë buxheti për qytetarët dhe jo buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njerëzish pranë tij”.
Në një postim në rrjete sociale, Bardhi tha se, “Buxheti i Shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve”.
Sipas tij, për fat të keq, si çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njerëzish pranë tij, por të jetë buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente”, theksoi ai.
Bardhi publikoi 32 amendamentet si më poshtë:
1. Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – Sali Berisha.
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – Sali Berisha.
3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije lekë) – Flamur Noka.
4. Rritja e pensioneve dhe 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke) – Gazment Bardhi.
5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – Gazment Bardhi.
6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – Oerd Bylybashi.
7. Tre-fishimi i fondeve për ish të përndjekurit (nga 1.2 miliardë lekë në 4.2 miliardë leke). – Greta Bardeli.
8. Rritja me 1% te PBB-se të buxhetit të arsimit (rritje graduale me 1% çdo vit). – Edmond Spaho.
9. Rritja me 1% të PBB-se të buxhetit te shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit). – Tritan Shehu.
10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shëndetësi (perveç dializës). – Albana Vokshi
11. Shtimin e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – Albana Vokshi
12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – Albana Vokshi.
13. Rritja me 10% e pagave të gjithë administratës publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – Sorina Koti.
14. Rritja me 20% të pagave ne shëndetësi. – Sorina Koti
15. Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogëve. – Ina Zhupa
16. Kërkimi shkencor, fond të dedikuar prej 2 miliardë lekë. – Ina Zhupa
17. Rritja e fondeve të ilaçeve të onkologjikut (10% të akcizave duhan alkool, jo më pak se 15 mln euro shtesë). – Zheni Gjergji.
18. Rritja me 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtesë). – Zheni Gjergji.
19. Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë, nga 1% në 1.5% te GDP-së (shtesë 13 miliardë lekë). – Xhelal Mziu
20. Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë (kompensim nga shfuqizimi i euros). – Jorida Tabaku.
21. 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë. – Bledion Nallbati.
22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore te formes se prere). – Emilia Koliqi
23. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve. – Flamur Hoxha
24. Pagesë për paruket dhe materialet e tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmundje të kancerit – Një grup deputetësh të PD
25. Shtesë 3 miliard leke për të përballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – Tritan Shhu.
26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhëse me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – Andia Ulliri.
27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – Luan Baçi.
28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – Eralda Bano.
29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – Eralda Bano.
30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – Lindita Metaliaj.
31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës – Isuf Çela dhe Flamur Hoxha.
32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – Elda Hoti.
Bardhi u shpreh se, “miratimi i këtyre amendamenteve do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Vota pro tyre është votë pro qytetarëve. Vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve”.
Fraksion.com