Tronditëse në SHBA! Gjenden pa jetë në apartamentin e tyre çifti shqiptar
Një ngjarje rrëqethëse është regjistruar në Florida. Një çift shqiptar u gjetën të vdekur në një apartament luksoz në katin e 45-të.
Policia mori njoftimin rreth mesnatës të së mërkurën, pas aktivizimit të teknologjisë ShotSpotter dhe telefonatave të shumta në 911, ku raportohej për të shtëna në një prej ndërtesave të kompleksit luksoz “The Beach Club”.
Viktimat janë Pajtim Krasniqi, 34 vjeç dhe partnerja e tij, Sabrina Krasniqi 27 vjeçe. Hetuesit thanë se Sabrina e qëlloi burrin e saj disa herë përpara se t’i jepte fund edhe vetes.
“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkroi motra e viktimës në një postim prekës.
Fraksion.com