Life StyleTë fundit

Sherri i Stresit dhe Noizyt në Pejë – ja dënimi monetar që vendosi drejtësia e Kosovës ndaj tyre

Reperët e njohur Stresi dhe Noizy, së bashku me DJ Crax, të cilët u përfshinë në një incident të bujshëm në një diskotekë në Pejë gjatë këtij viti, janë përballur sërish me organet e drejtësisë

Sipas burimeve nga “Prive”, tre protagonistët e sherrit janë paraqitur sot tek organet e rendit dhe ligjit në Pejë, ku iu komunikuan dënimet në vlera monetare për ngjarjen. Stresi u gjobit me 10,000 euro, Noizy me 15,000 euro dhe DJ Crax me 5,000 euro.

Ngjarja daton më 8 gusht, kur drejtësia kishte vendosur masën “arrest me burg” për Noizyn dhe DJ Crax-in, pas konfliktit me Medi Isenin që tërhoqi shumë vëmendje mediatike. Ndërkohë, Stresi arriti të shmangte arrestimin duke u arratisur.

Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit liroi Noizyn nga paraburgimi duke vendosur një garanci financiare prej 50,000 eurosh, duke i mundësuar të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

 

Fraksion.com