Efektivët e Forcës Tokësore të dislokuar në Bullgari dhe Kosovë uruan festat e nëntorit
Efektivët e Forcës Tokësore, të dislokuar në misionet paqeruajtëse në Bullgari dhe në Kosovë kanë dërguar urimet më të përzemërta për festat e nëntorit.
“Nga zemra e misioneve paqeruajtëse, efektivët e Forcës Tokësore, të dislokuar në Bullgari dhe në Kosovë, dërgojnë urimet më të përzemërta për festat e nëntorit. Me krenarinë e simbolit kuqezi dhe përkushtimin për paqen, ata mbajnë lart vlerat dhe sakrificat që na dhanë lirinë plot 112 vite më parë”, thekson Ministria e Mbrojtjes.
Major Fatos Xhafka me detyrë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë ka uruar Festën e Pavarësisë dhe Festën e CClirimit.
Efektivët në Pejë uruan gjithashtu festat e nëntorit.
“Të dashur bahskëkombës, në ëktë datë që simbolizon sakrificat, gjakun dhe përkushtimin e brezave të tërë, që dhanë gjithçka për Atdheun dhe lirinë sot ne jo vetëm festojmë, por dhe reflektojmë mbi përgjegjësitë tona për të mbajtur këtë flamur krenarë dhe për të çuar përpara trashëgiminë që na lanë paraardhësit tanë”, u shpreh një tjetër efektiv në Pejë.
Fraksion.com