AktualitetBota+Të fundit

Britani, fillon gjyqi ndaj tre bullgarëve të akuzuar si spiunë të Rusisë

Katrin Ivanova, Vanya Gaberova, dhe Tihomir Ivanchev i mohojnë akuzat për spiunazh dhe bashkëpunim në rrjet, përfshirë një agjent rus me pseudonimin Richard Ticz.

E ndaluara Katrin Ivanova i ka hedhur poshtë akuzat se mbante dokumente të falsifikuara identiteti. Në hapje të gjykimit në Londër, prokurorja Alison Morgan tha se dy individë të tjerë, Orlin Roussev dhe Bizer Dzhambazov, kishin pranuar se ishin pjesë e rrjetit të spiunazhit.

“Ndërmjet viteve 2020 dhe 2023, të pandehurit, në bashkëpunim me një numër tjetër individësh, spiunuan për Rusinë”, tha prokurorja.

Zonja Morgan tha se rrjeti i spiunazhit kishte kryer operacione gjurmimi, përdorur identitete të rreme, dislokuar aparate të teknologjisë së lartë dhe hartuar raporte të detajuara në këmbim të shumave të konsiderueshme parash.

Të martën, Rusia dëboi një diplomat britanik të cilin e akuzoi për spiunazh. Në tetor, shefi i zbulimit të Mbretërisë së Bashkuar i akuzoi shërbimet ruse të zbulimit se kërkonin të shkaktonin “kaos”./VOA


Fraksion.com