Irani mirëpret armëpushimin e Libanit dhe thotë se “rezistenca është më e vendosur se kurrë”
Irani ka mirëpritur armëpushimin midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baqaei “përshëndeti lajmin për ndërprerjen e sulmit izraelit në Liban” dhe tha se Irani ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftërave të Izraelit si në Liban ashtu edhe në Gaza gjatë 14 muajve të fundit.
“Rezistenca palestineze dhe libaneze është më e vendosur se kurrë për të mbrojtur të drejtat legjitime të popullit palestinez dhe libanez.”
Baqaei iu referua gjithashtu vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhër-arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant të enjten e kaluar.
Opinioni publik në botë, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe gjenocidit gjatë 14 muajve të fundit, tani është në pritje të ndjekjes dhe dënimit të kriminelëve të regjimit pushtues.
Fraksion.com