Aurela Hoxha: Të gjithë mendojnë që dy bebat e mi, nuk i kam bërë unë
Aurela Hoxha ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi jetën e saj personale dhe sfidat që ka hasur si nënë, gjatë një interviste në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Modelja dhe biznesmenia, e cila prej disa vitesh jeton jashtë Shqipërisë, është nënë e dy fëmijëve, një pjesë e rëndësishme e jetës së saj për të cilën rrallë flet publikisht.
Gjatë bisedës, u diskutua një temë delikate: zgjedhja e disa modeleve për të përdorur nëna surrogate për të ruajtur linjat trupore. Pyetur nëse ajo e ka menduar ndonjëherë këtë mundësi, Aurela reagoi me ndjeshmëri:
“E kam shumë të dëgjuar këtë, sepse më vijnë komente pafund. Në fillim mërzitesha shumë, sepse më akuzonin. Të gjithë e mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë. Për këtë nuk dua të flas shumë, sepse kur nuk ke informacion të saktë, nuk dua të keqkuptohem. Por realisht ndihesh keq. Unë jam akoma shumë e ndjeshme.”
Modelja theksoi se nuk paragjykon ato gra që zgjedhin këtë rrugë, por komentet dhe dyshimet mbi rolin e saj si nënë kanë ndikuar emocionalisht.
Fraksion.com