AktualitetBota+Të fundit

“A keni pirë?” E zymtë dhe e lodhur, video-mesazhi i Harris që ngre dyshime për gjendjen e zv.Presidentes

Me një pamje që reflektonte lodhje, Kamala Harris u rishfaq befasisht të martën, në një video-mesazh drejtuar mbështetësve të saj që u postua në llogarinë X të Partisë Demokratike.

“Më duhet vetëm t’ju kujtoj, mos lejoni askënd që t’jua marrë pushtetin. Ju keni të njëjtin pushtet që kishit përpara 5 nëntorit”, tha ajo, duke iu referuar datës së zgjedhjeve presidenciale që humbi ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump .
Harris u largua në Hawaii për pushime pas humbjes së zgjedhjeve dhe u rikthye të hënën për të kaluar Ditën e Falënderimeve me familjen.

Zv.Presidentja në detyrë u shfaq në një dhomë ndenjeje, me sy të zymtë dhe me shenja lodhje, ndërsa jepte mesazhin që zgjaste vetëm 28 sekonda.

Është e paqartë se çfarë e shtyu zv. Presidenten të mbajë fjalimin e shkurtër, megjithëse komentuesit në internet sugjeruan se ajo nuk ishte në gjendje esëll.

A keni pirë?”, pyeti aktori Kevin Sorbo, në komentet që shoqëronin videon.

Vice President @KamalaHarris’ message to supporters. pic.twitter.com/x5xMUGTtkz

— The Democrats (@TheDemocrats) November

Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, kaluan gjashtë ditë në një shtëpi pushimesh ku një natë kushton 1300 dollarë në ishullin e madh të Hawaiit, raportoi DailyMail.

Shtëpia është një pronë 5,200 metra katrorë, me pesë dhoma gjumi, në pronësi të një pasardhësi të familjes së verërave Mondavi.

Dhe sipas listimit në internet, marrja me qira përfshinte “tre shishe verë të familjes Mondavi falas me çdo rezervim”.

Zëvendëspresidentja thuhet se po e lë të hapur si opsion një rikandidim të mundshëm në garën presidenciale të ardhshme. Ajo fillimisht kandidoi për Shtëpinë e Bardhë në 2020 gjatë nominimeve të demokratëve, por përfundoi garën duke u tërhequr në fund të 2019-ës.

Ndërsa në 2024, Joe Biden do ta nominonte atë për kandidate të demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit përballë Donald Trump.

Kamala Harris u emërua kandidate në korrik, pasi drejtuesit e Partisë Demokratike e detyruan Bidenin, 82-vjeçar të tërhiqej pasi performanca e tij katastrofike në debat kundër Trump në fund të qershorit rriti shqetësimet lidhur me gjendjen e tij, për shkak të moshës./REL

 

Fraksion.com