Zhbllokohet pas dy orësh sheshi “Willson” dhe “Zogu i Zi”/ Largohen protestuesit, nis lëvizja e mjeteve! Vijon ende në tre pika të tjera
Zhbllokohet sheshi “Willson” dhe “Zogu i Zi”, pas mbi 2 orë protestë.
Protestuesit janë larguar dhe ka nisur lëvizja e mjeteve në këto dy pika kyçe, ndërsa vijon ende në tre pika të tjera, Bashkia, Rruga e Elbasanit dhe Pallati me Shigjeta.
Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Willson” dhe “Pallati me Shigjeta”.
Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.
Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.
Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.
Fraksion.com