Si Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi eleminimin Saimir Kodrës, deklarata e gazetarit
Një operacion i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Elbasan ka zbuluar një skandal të rëndë që përfshin ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. E përjashtuar më parë nga sistemi i drejtësisë, Fetahu akuzohet për lidhje me krimin e organizuar dhe për një tentativë për hakmarrje ndaj gazetarit investigativ, Saimir Kodra, për shkak të denoncimeve të tij ndaj saj në emisionin “Stop.”
Nga përgjimet e SPAK, përmes aplikacionit të koduar Sky ECC, u zbulua një bisedë tronditëse ku ish-gjyqtarja planifikonte dëmtimin e gazetarit. Në bisedë, një bashkëpunëtor i siguron Fetahun se “gazetari do të paguajë 10-fish” për denoncimet e bëra. Madje, është përmendur djegia e shtëpisë së prindërve të Kodrës, një akt që, sipas gazetarit, nuk ka ndodhur.
Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur.
Në emisionin “Opinion,” Kodra hodhi dritë mbi përballjet e tij me ish-gjyqtaren. Ai theksoi se denoncimet e tij ndaj Fetahut kanë qenë gjithmonë institucionale, duke refuzuar çdo përballje personale me të apo me familjen e saj. Kodra u shpreh i bindur për korrupsionin e gjyqtares dhe për lidhjet e saj me grupet kriminale, të cilat më parë nuk i kishte të dokumentuara.
Në emisionin “Opinion,” Kodra hodhi dritë mbi përballjet e tij me ish-gjyqtaren. Ai theksoi se denoncimet e tij ndaj Fetahut kanë qenë gjithmonë institucionale, duke refuzuar çdo përballje personale me të apo me familjen e saj. Kodra u shpreh i bindur për korrupsionin e gjyqtares dhe për lidhjet e saj me grupet kriminale, të cilat më parë nuk i kishte të dokumentuara.
Në bisedën me Blendi Fevziun, Kodra kritikoi nivelin e drejtësisë shqiptare, duke nënvizuar se rasti i Fetahut tregon se si individë të korruptuar mund të përdorin pozitat e tyre për qëllime personale dhe të angazhohen me krimin e organizuar. “Më vjen mirë që kjo gjyqtare është aty ku duhet të jetë, në burg,” tha gazetari.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Saimir, në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky Ecc”.
Saimir Kodra: E kam lexuar, e kam!
Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!
Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.
Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?
Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza”.
Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.
Saimir Kodra: Për t’i kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh.
Blendi Fevziu: Jo, paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.
Saimir Kodra: Po, ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u.
Blendi Fevziu: Saimir, ti nuk ke pasur informacion asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?
Saimir Kodra: Jo, absolutisht, sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky ECC apo EnchroChat.
Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija që të lexova?
Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.
Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?
Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di.
Fraksion.com