AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e opozitës bllokon disa akse në kryeqytet, përplasje me Policinë

Opozita nisi sot në orën 17:00 protestën e radhës me bllokimin e disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë.

Nën moton “O sot o kurrë”, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në disa prej akseve të kryeqytetit si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Opozita vijon të kërkojë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në akset rrugore që do bllokohen Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës ka njoftuar Partinë Demokratike, se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

Përplasje me policinë

Në disa prej pikave të bllokuara raportohet ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ndërsa tek Zogu i Zi ka pasur edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Duke iu drejtuar punonjësve të policisë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, tha se “ju lutem më thoni në cilin ligj bazoheni dhe unë ju dëgjoj, për faktin që jeni Policia e Shtetit dhe jo policia e pushtetit. Ne ju kemi njoftuar zyrtarisht dhe ju duhet të merrni masa për  bllokimim e rrugëve”.

Bardhi tha gjithashtu se policët janë pa numër identifikimi.

“Mund të jenë të dërguar të bandave për të dhunuar deputetët dhe popullin opozitar ose patronazhistë që u kanë vënë uniformën. Me ligj nuk lejohet në tubim asnjë punonjës pa numër identifikimi. Të gjithë të rinjtë mbrapa janë pa numra identifikimi, që do të thotë se janë ushtarë të bandave që u kanë veshur uniformë policie”, tha Bardhi.

Situata është tensionuar tek Rruga e Elbasanit ndërsa deputeti i PD-së dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, Flamur Noka pati debate e shtyrje me forcat e policisë që kërkuan që të lirohet rruga.

Efektivë të policisë u bënë thirrje protestuesve të lirojnë rrugët për qarkullimin e qytetarëve duke i paralajmëruar me megafon se bllokimi përbën vepër penale.

Policia e Shtetit po i kërkon protestuesve që të lirojnë rrugën pasi cenohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve si dhe pengohet qarkullimi dhe transporti publik dhe privat.
Ndërkohë policia ka hedhur ujë ndaj protestuesve tek rrethrrotullimi pranë bashkisë së Tiranës.

Bardhi tek sheshi “Wilson”: Jeni policia e shtetit, jo e pushtetit 

Duke iu drejtuar punonjësve të policisë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi iu kërkoi se në cilin ligj bazohen. “Unë ju dëgjoj për faktin që jeni Policia e Shtetit dhe jo policia e pushtetit. Ne ju kemi njoftuar zyrtarisht dhe ju duhet të merrni masa për  bllokimim e rrugëve”, tha Bardhi.

Protestuesit u përplasën fizikisht me policinë në sheshin Willson në Tiranë. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe në këtë moment ka pasur përplasje fizike.

Bardhi tha gjithashtu se policët janë pa numër identifikimi.

“Mund të jenë të dërguar të bandave për të dhunuar deputetët dhe popullin opozitar ose patronazhistë që u kanë vënë uniformën. Me ligj nuk lejohet në tubim asnjë punonjës pa numër identifikimi. Të gjithë të rinjtë mbrapa janë pa numra identifikimi, që do të thotë se janë ushtarë të bandave që u kanë veshur uniformë policie”, tha Bardhi.

 

Fraksion.com