Policia përdor ujë me presion dhe spray lotsjellës, ka qytetarë të dëmtuar (VIDEO)
Policia ka përdorur ujë me presion dhe spray lotsjellës kundër protestuesve që ishin pozicionuar pranë Bashkisë së Tiranës.
Gazetari i News24, Osman Stafa, raporton se si pasojë ka persona të dëmtuar nga gazi lotsjellës. Madje një prej zonjave, pjesëmarrëse në protestë, është transportuar me ambulancë, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar.
Tensionet dhe përplasjet kanë ndodhur në të gjitha pikat ku po protestohet, ndërsa Policia ka ndërhyrë brenda 30 minutave të para nga nisja e protestës për të zhbllokuar rrugët e bllokuara.
Tensionet dhe përplasjet kanë ndodhur brenda pak minutash njëherësh në të 5 pikat kyçe që opozita po proteston në kuadër të mosbindjes civile.
Fraksion.com