AktualitetBota+Të fundit

Kafeneja që u jep pak çaste shprese pensionistëve

Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll është hapur një “shtëpi pensionistësh”, ku shumë të moshuar shijojnë kontaktet sociale dhe pijet me fare pak para.

Projekt i opozitës

Ky është një projekt i subvencionuar i kryetarit të minibashkisë. Ai i përket partisë së opozitës CHP dhe me kafenenë për pensionistët ai fiton pikë. Sepse pensionistët në Turqi janë në gjendje të vështirë, ndonëse presidenti Erdogan pretendon, se qëkurse ai është në pushtet, ka përmirësim të jetësesës për të moshuarit në Turqi.

Presidenti Erdogan në deklarimet e tij, thekson, se “në 21 vitet e fundit ne kemi ndërmarrë shumë masa për të përmirësuar cilësinë e jetesës së pensionistëve. Më parë pensionistët jetonin në një nivel shumë të mjerueshëm.”

Pak përpara zgjedhjeve vitin e kaluar Erdogan si dhuratë elektorale i rriti sërish pensionet. Por inflacioni i lartë, thotë pensionisti Syleyman Metinyurt, sërish krijon kushte të vështira financiare dhe rritja e pensionit nuk ndihet aspak. “12.500 lira është pensioni minimal, që paguhet aktualisht. Por çfarë mund të bësh me këtë shumë, rreth 330 euro? Besoj e dini sa janë qiratë në Stamboll. Kërkohen shuma astronomike.”

Pensionistët protestojnë

Gati 2 milion pensionistëve turq u duhet të kenë të ardhura shtesë mbi pensionin, ndaj ata punojnë, si Leyla Ermagen. Ajo shet kapuçë që i punon vet me shtiza. Por pa ndihmën e fëmijëve as këto të ardhura shtesë nuk do t‘i mjaftonin. Presidenti, thotë ajo, e ka humbur kontaktin me popullin e vet. Leyla Ermagen, thotë, se “Populli ka uri. Ai duhet të ushqejë popullin tonë e pastaj të mendojë për të shpëtuar vëllezërit e besimit tonë jashtë vendit.”

Leyla është e angazhuar në sindikatën e pensionistëve, sepse do të protestojë për rritjen e pensioneve. Sepse situata e tanishme, thotë ajo, na bën të ndihemi si qytetarët të klasit të dytë./DW

 

Fraksion.com