AktualitetPolitikëTë fundit

Vengu: Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare mesazhe festash që na mbushin me krenari

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka përcjellë sot virtualisht përmes një videoje, disa mesazhe nga pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Nga Letonia e largët ku kontribuojnë për paqen dhe sigurinë në kuadër të Aleancës së NATO-s, heronjtë tanë, pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare sjellin në Shqipëri mesazhet e festave që na mbushin me shpresë dhe krenari”, thuhet në postimin e ministrit në rrjetet sociale.

“Liria dhe pavarësia janë të shenjta dhe vijnë nga sakrifica të mëdha. Sot, ne si bijë të këtij kombi jemi këtu për të mbrojtur këto vlera dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, thotë në mesazhin e tij një nga oficerët e FASH.

“Shërbejmë larg familjes dhe vendit tonë. Krenaria për të përfaqësuar Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura nga bën më të fortë”, shton një tjetër oficer.

“Të shërbejmë për flamurin kuq e zi është nderi më i madh për çdo shqiptar. Në këtë 28-29 nëntor le të kujtojmë sakrificat që na dhanë lirinë dhe pavarësinë”.

 

Fraksion.com