Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezin, Gjokutaj: Strasburgu e ka kaluar në fazën e debatit çështjen
GJKKO ka shtyrë për një datë tjetër seancën paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar për dosjen e ish-kompleksit Partizani.
Shkak u bë kërkesa e të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës për t’u njohur me aktet.
“Gjykata e Strasburgut pa shteruar ende gjykimin në GJK ka kaluar në fazën e debatit çështjen e zotit Berisha. E ka konsideruar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për procesin e parregullt ligjor. Janë të gjitha ankimet për detyrimin paraqitje, arrestin shtëpi, anti kushtetueshmërinë dhe pasojat që rrjedhim, ndërprerjen e aktivitetit si lider opozite dhe deputet.
Të gjitha problematikat që i kemi paraqitur Strasburgu ka ecur në një shpejtësi pa precedent. Ne do presim shkresa ka ardhur drejtuar shtetit shqiptar, do plotësohen pyetje dhe do merret vendim. Ne do i drejtohemi në çdo seancë. Përjashtim i Irena Gjokës ka qenë refreni. Është dhe do e kërkojmë në çdo seancë. Kemi bërë kërkesë të re. Ata kur konstatojnë çështje të rëndësie prioritare, vetë ky afat i shkurtër është një rast i paprecedente. Le të shpresojmë të ecim në këtë rrugë”, tha Gjokutaj.
Fraksion.com