AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti Begaj takim me palët për datën e zgjedhjeve, PD refuzon ftesën, Bardhi: Gjithçka është përcaktuar nga mazhoranca

Presidenti Bajram Begaj po vijon takimet në kuadër të caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në 2025-ën.

Begaj kishte planifikuar që sot të takohej me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Gazetari Osman Stafa deklaron se Bardhi e ka arsyetuar një vendim të tillë me faktin që PS tashmë e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe se gjithçka po bëhet “si farsë”.

“Begaj thjeshtë do të zbatojë kërkesën që Balla dhe Rama i ka parashtruar ndaj nuk do të jemi pjesë e takimit”, u shpreh ai sipas Stafës.

 

Fraksion.com