AktualitetTë fundit

“E ruajti për gjashtë ditë”, si e kreu polici vrasjen e biznesmenit Reci, dyshohet se…

Detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së Eduart Reçit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, policia ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë.

Nga analizimi i tyre ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit.

Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë Dukaj është pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur me lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.

Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë.

Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë.

Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin. Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin deri në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta ku ka qëlluar drejt Reçit.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

 

Fraksion.com