E përplasën dhe e lanë në anë të rrugës, ndërron jetë gruaja në Fier
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje. Siç bën me dije policia, ajo është gjetur anës rrugës e dëmtuar. Më pas është transportuar në spital, por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Ende nuk dihet se kush e ka përplasur me automjet, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit. Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar”, njofton Policia e Fierit.
Fraksion.com