AktualitetTë fundit

“Dy vëllezërit kishin blerë online një pushkë”, vrasja e ndërtuesit, gazetarja: I dyshuari ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje me skype për Breaking në Top News theksoi se konflikti për pronësinë është shkaku i vrasjes së biznesmenit.

Ajo u shpreh se i dyshuari ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli dhe dy vëlleszërit kishin porositur një pushkë online me të cilën dyshohet se kanë kryer edhe vrasjen.

Hoxha: Janë arrestuar dy vëllezërit Dukaj për vrasjen e biznesmeni Reçi. Njëri prej qitësve Shkëlqim Dukaj oficeri në komisariatit ne.2 në Tiranë. I dyshuari ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli që është afër vendit të ngjarjes dhe këtë e kishte përcaktuar edhe eksperimenti.

Pasi është përcaktuar këndi i qitjes, në katin e dytë të shkallëve të këtij hoteli. Janë parë lëvizje të vazhdueshme të dy vëllezërve që prej ditësh kanë ndjekur shënjestrën e tyre. Janë administruar disa pajisje kompjuterike dhe ndër to është parë se dy vëllezërit kishin porositur online blerjen e një pushke. I ndjeri Reçi ishte qëlluar me një pushkë, që dyshohet se autorët e blenë në darkë.

Siç bëjnë me dijë burime të sigurta, pista kryesore ishte e konflikteve për pronësinë. Por për çfarë bëhej fjalë. Eduart Reçi pretendonte se kishte dokumente edhe për një pronë publike. Por këtë pronë e pretendonin edhe dy vëllezërit duka që kishin një lokal në afërsi të vendit ku u vra Reçi.

Në Shqipëri ka shumë konflikte për pronat dhe shumë prej tyre presin zgjidhje civile. Së fundmi sikurse kishin thënë dëshmitarët. Konflikti kishte agravuar, kishte ngelur në lojë gjuha e krimit. Këto indicie e kanë bindur grupin e hetimit të përjashtonte pistat e tjera, si e kaluara e të të ndjerit në SHISH.

 

Fraksion.com