“Dy persona më goditën 6 herë, kam plagë nga dy thika të ndryshme”, kush është personi që ndihmoi autorin të largohej pas vrasjes të 14 vjeçarit
Hetuesit kanë dyshime të forta se janë përdorur dy armë, dy thika gjatë konfliktit mes adoleshentëve. Kjo pasi arma e gjetur pranë ATSH nuk është e njëjta që vetë 14-vjeçari kishte ekspozuar në rrjetet sociale.
Po kështu po hetohet për personin që largoi autorin M.P. nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor është kthyer sërish në vendin ku u gjet çanta e autorit dhe arma e krimit për të sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur përgjigjen e shumë pikëpyetjeve.
Ndërkohë Luisi Meçe, djali 14 vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”, ku u vra dhe shoku i tij Martin Cani, ka dhënë një intervistë për emisionin “Review” ku tregon se në vendngjarje ka pasur edhe dy persona të tjerë, përveç autorit Mario Përlleshaj.
“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.
Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”.
Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është personi që e ka ngritur.
Fraksion.com