“Drejtësia armë politike”, Kreu i PD: Gjykata e Strasburgut klasifikon rastin “Berisha” si të rëndësishëm! Ja çfarë pritet të ndodhë
Në një komunikim me mediat, kreu i PD Sali Berisha, ka njoftuar se rasti i tij është klasifikuar si i rëndësishëm nga Gjykata e Strasburgut, pa pritur shterim të mjeteve të brendshme.
Ai shtoi se tashëm ekipi i tij mbrojtës do të paraqesë në këtë gjykatë fakte për shndërrimin e drejtësisë në armë politike.
“Gjykata e Strasburgut klasifikon rastin Berisha si “leading”, të rëndësishëm, kanë komunikuar shumë pejt këtë njoftim pa pritur shterim të mjeteve të brendshme. U jam shumë mirënjohës kësaj gjykate që është edhe garantë kryesore e të drejtave të njeriut
Avokatët e mi do të paraqesin aty të vërtetat e shndërrimit të drejtësisë në armë politike”, tha ai.
Fraksion.com