Arrestohen dy ish-gjyqtarë në Elbasan. SPAK operacion blic gjatë natës, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve
Një operacion blic është zhvilluar gjatë natës në Elbasan nga forcat e posaçme të SPAK.
Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.
Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antwerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar.
Fjitashtu banesat e dy ish-prokurorëve po kontrollohen në kuadër të megaoperacionit të SPAK në Elbasan.
Një hetim i SPAK që ka sërish si referim bisedat në Sky ECC dhe Enchro është finalizuar me vendime për kontroll banesash ndaj 13 shtetasve midis tyre ish gjyqtarë, ish prokurorë por edhe në banesat e të afërmve të të shumë kërkuarit Suel Çela.
Po ashtu masë sigurie arrest shtëpie është vendosur edhe ndaj avokates Blerina Beqiri e cila ka mbrojtur interesat e disa personave të dyshuar si pjesë e grupit të Suel Çelës.
Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesat e ish gjyqtarëve Zihni SHahu dhe TAULANT Tafa dhe në shtëpitë e dy ish prokurorëve të shkarkuar nga Vetting.
Që të gjithë gjyqtarë e prokurorë në qytetin e Elbasanit. Besohet se në bisedat në SKY Ecc përmenden se si një gjyqtar që citohet si ‘nuk dëgjon Tomi” më pas e kanë larguar nga trupa gjyqësore që vendimi të zbutej ashtu siç e kërkonte grupi. Gjatë kontrolleve në banesën dhe në pasuritë e të shumë kërkuarit Çela nuk janë gjetur sende të ndaluara dhe as i shumë kërkuari.
Fraksion.com