Vrau biznesmenin së bashku me të vëllanë, kush është oficeri i policisë gjyqësore që u përfshi në ekzekutimin e Eduart Reçit
Shkëlqim Duka së bashku me të vëllanë Florjan Duka janë të dyshuarit kryesorë sipas policisë së shtetit për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi.
Hetimet zbuluan se viktima kishte pasur një konflikt mbi pronësinë e truallit të ndërtimit, që ndodhej pranë pronës së vëllezërve, me të cilët kishte pasur diskutime lidhur me këtë çështje.
Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë një armë zjarri të dëmtuar dhe një sërë pajisjesh që përdoren për prodhimin e silenciatorëve, si dhe jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike.
Është zbuluar se Shkëlqim Duka shërbente si oficer i policisë gjyqësore në komisariatin numër 2 të Tiranës.
48 vjeçari së bashku me vëllanë e tij, të dy banues në Tiranë, dyshohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.
Fraksion.com