Rama: Nismë ligjore për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se së shpejti do të ndërmerret një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve shqiptarë që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës në Angli.
Gjatë takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, Rama u ndal te ky shqetësim i komunitetit atje për regjistrimin e fëmijëve.
Kryeministri u shpreh se disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare.
“Disave prej jush edhe këtu në Britani i është dashur të fshehin identitetin e tyre. Disa të tjerë të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe kur morën rrugën këtej, ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare”, u shpreh Rama.
Fraksion.com