Rama publikon sallën ku do të takohet me shqiptarët e Londrës: Gati Shqipe, mirëutakofshim nesër
Kryeministri Rama, ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë.
Rama shkruan “Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër!”
Kryeministri nesër do të vijojë turin e radhës me diasporën në Londër në sallën: The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc. Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën. Rama bën me dije se takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.
Ky takim i kryeministrit Rama në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 Nëntor dhe turit me shqiptarët e Nju Jorkut në fund të muajit Tetor.
Fraksion.com