Life StyleTë fundit

Paditi ish-bashkëshortin, zbulohet vendimi i gjykatës për Jonida Maliqin

Pak ditë më parë Jonida Maliqi paditi në gjykatë ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizreni me pretendimin se ai nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë Jonida Maliqit.Po ashtu Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor.

Ish-bashkëshorti i këngëtares Gent Prizreni do të duhet të zbatojë vendimin e gjykatës, në të kundërt, brenda periudhës së sipërpërmendur do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.

Gjithashtu Jonida Maliqi ka rrëfyer se ish-bashkëshorti nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes së lidhur pas ndarjes, ku detyrohej të paguante 2 mijë euro në muaj dhe shpenzimet për ta arsimuar, si dhe terapitë e nevojshme shëndetësore. E pikërisht pas kërkesës së saj, Gjykata e Tiranës ka legjitimuar si të drejtë që babai i djalit duhet të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes.


Fraksion.com