Life StyleTë fundit

Olta Gixhari tregon detaje nga historia e dashurisë me Dorin: “Ishim ulur në një banak në Spanjë”

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka rrëfyer detaje të pa treguara më parë për marrëdhënien e saj me Dorin. Në një intervistë me Arbana Osmanin, ajo tregoi momentin e parë kur u njohën dhe historinë e veçantë që i lidh bashkë.

Duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë,” tha Olta, duke kujtuar takimin e parë.

“Më ndodhi diçka në stomak. U takuam rastësisht dhe më pas ai iku. Propozimi i tij ndodhi në Romë, por ishte në Spanjë ku bëmë një bisedë shumë të rëndësishme.”

Olta pranoi se Dori nuk është i pasur, por vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore. Gjatë qëndrimit të tyre në Romë, Dori bëri hapin e madh:

“Ai më u ul në gjunjë dhe më tha: ‘A do të jesh gruaja ime?’ Nuk u martuam kurrë, por ai më la shtatzënë,”– tha ajo duke qeshur.
Fraksion.com