AktualitetPolitikëTë fundit

“Mosbindje civile është të mos paguhen taksat, por kjo nuk bëhet me 10 veta”, Paloka: Rama s’pranon qeverinë teknike? Kurrë mos thuaj kurrë…

Deputeti i PD, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deklaroi se me Edi Ramën kryeministër, nuk bëhen zgjedhje të rregullta në Shqipëri.

I pyetur nëse Rama do të pranonte qeveri teknike, Paloka tha se “kurrë nuk mund të themi kurrë”.

Në lidhje me mosbindjen civile, Paloka u shpreh se opozita do të përdorë 77 mënyrat. Ai tha se një nga mënyrat e mosbindjes civile është edhe mospagimi i taksave. Paloka deklaroi se kjo masë e mosbindjes civile, mospagimi i taksave “nuk mund të bëhet nga 10 veta, as nga 10 mijë, por duhet që gjithë populli të reagojë”.

Ai shtoi se opozita do bëjë gjithçka për qeveri teknike, duke thënë se “nuk mund të thotë dot nëse kjo do arrihet shpejt apo vonë”.

Edi Paloka: Zgjedhje të lira në këtë vend sa të jetë në qeveri Edi Rama nuk janë në perspektivën e këtij vendi. Ne kemi një kërkesë që është futur edhe në rezolutat e ndërkombëtarëve, theksohet se nuk ka zgjedhje të lira me këtë qeveri. A do të arrijmë ne me protestat, mosbindjen civile të marrim qeverinë teknike është për t’u parë.  Sa ishin njerëzit që besonin se do ndryshonte qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj PD dhe Sali Berishës? Zero. Kishim mosbesim edhe brenda PD. Sot kemi situatë tjetër. Kurrë mos thuaj kurrë. Ne kemi detyrimin të ndjekim rrugën tonë. Mosbindja civile? A do t’i përdorim të 77 mënyrat, të shohim.

Një është të mos paguajmë taksat për një qeveri hajdute, por kjo nuk bëhet me 10 veta, as me 10 mijë, por duhet i gjithë populli që të reagojë. Por ne do të bëjmë tonën. A do t’ia arrijmë shpejt apo vonë qeverisë teknike? Këtë nuk ta them dot sot.

 

Fraksion.com