AktualitetTë fundit

Kush janë funksionarët që po hetohen nga SPAK-u! Flet Altin Dumani

Në një intervistë për RTSH, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tregon se kush janë funksionarët që janë vendosur para drejtësisë.

“Sa i takon korrupsionit, besoj se SPAK-u ka demonstruar këto vite se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht pozitës së tij, profilit tij, sado i lartë të jetë, ne po e bëjmë me prova dita-ditës. Ju e dini se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë, të nivelit të mesëm, të nivelit të ulët, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, për kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, anëtarë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, funksionarë shumë të lartë policie.”, shpjegoi kreu i SPAK-ut.

 

Fraksiob.con