AktualitetTë fundit

“Çfarë më bën të lumtur…”, Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, vogëlushi Rajan Lica drithëron studion e “ArtKand” me një monolog kundër dhunës

Unë jam një fëmijë i lumtur , dhe të jesh i lumtur sot do të thotë të jesh i sigurt dhe i mbrojtur. Kjo gjë nis fillimisht nga familja , duke u pasuar nga shkolla e në fund nga shoqëria në tërësi.

E çfarë më bën mua të lumtur? E thjeshtë fare, atë që bën çdo fëmijë ! Mënyra se si na trajton familja , mësuesit, shokët e shoqet, ambienti që na rrethon.

Ne duam të bëhemi një model shembulli i një sjelljeje të mirë , dhe kjo nis vetëm duke në dëgjuar.
Ne na bëjnë të lumtur gjëra shumë të thjeshta e minimale, siç na ofron nëna natyrë, me parqet, lulet , pemët , detet e lumenjtë dhe librat që me historitë e tyre na mësojnë që heronjë pavarësisht vështirësive , më në fund ia dalin. Kaq mjafton për ne!

Në duam vetëm të dëgjohemi e të kalojmë kohë me ju ! Me ju prindërit , ju mësuesit, ju të afërmit me ju o shoqëri !
Na dëgjoni e na mirëkuptoni. Ne jemi e ardhmja dhe detyra juaj është të mbillni tek ne ‘’filiza’’ dashurie , respekti , edukimi , tolereanceje dhe vlerash morale, që Ne të mund të krijojmë një botë të denjë për brezat e ardhshëm”, tha Rajan Lica.

 

Fraksion.com