AktualitetPolitikëTë fundit

Altin Dumani flet për sulmet e Berishës dhe Metës: Asnjë emocion, jam prokuror i SPAK dhe i përballoj

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dha intervistën e parë për mediat, në Radio Televizionin Shqiptar. Në intervistën me gazetarin Alban Dudushi, Dumani hedh poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike.

“Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi axhendë politike, nuk mbajmë grafikë se ndaj kujt ushtrojmë ndjekje penale. Për ne është e rëndësishme prova. Në momentin që gjatë hetimit krijohen prova nuk ka rëndësi emri por prova. Këtë ka bërë SPAK e do të vijojë ta bëjë. Mënyra më e mirë e komunikimit është puna e prokurit. Puna jonë flet vetë.”

Politika sa kohë që ngelet në kuadrin e retorikës nuk më shqetëson. Prokurorët kanë maturinë e duhur për të përballuar sulmet politike duhet të jemi të vëmendshëm kur politika merr masa ligjore. Sa i takon retorikës politike indiferent. Sa i takon kërcënimeve nga krimi I organizuar jemi të shqetësuar. Kanë qenë të shumta rastet kur janë kërcënuar.”, tha Dumani.

 

Fraksion.com