Gjendet thika që 14-vjeçari vrau Martin Canin
Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjçarit që dyshohet se vrau Martin Canin.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha konfirmon se çanta dhe thika janë gjetur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, në afërsi të Gjykatës së Apelit, afër rrugës së Elbasanit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku autori i dyshuar dhe viktima studionin.
Fraksion.com