“Ne shihnim në shkollë nxënës me thikë në dorë”, shoqja e klasës së Martinit: S’kemi siguri
Në Tiranë, përpara Ministrisë së Arsimit po mbahet një protestë, për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani i cili u vra me thikë të hënën nga Mario Perlleshi.
Shoqja e tij e klasës mbajti fjalën para qytetarëve, ku e prekur tha se ajo dhe shokët e saj të klasës kanë humbur një shok zemre.
Ndër të tjera, adoleshentja tha se shkolla kishte kërkuar që sot të zhvillohej mësim për të hequr mendjen nga humbja e Martinit.
“Jam një nxënëse nga klasa e Martinit. Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur 9 vite në klasë. Kur e mendoj që kemi humbur… na ka lënduar kaq shumë në zemër. E kemi parë që kur është rritur.
Kur e mendoj se në shkollë në vend të jemi të sigurt, të lumtur, të jemi të frikësuar se kush mund të na kërcënojë. Ne shihnim në shkollë nxënës me thikë në dorë se si bënin të fortë. Ku është kjo siguri nga shkolla, nga oficerja. Kem i humbur një shok të zemrës. Ata donin që ne të bënim mësim që ne ta kalonim këtë gjë. Nuk di çfarë turpi kanë ata që e drejtojnë atë shkollë. Më vjen shumë keq dhe jemi të lënduar nga humbja e shokut tonë 14-vjeçar.”, u shpreh shoqja e klasës së Martinit.
“Unë kam një motër të vogël në atë shkollë dhe kam frikë për sigurinë e motrës dhe vetes sime.”., tha ajo.
Fraksion.com