GJK rrëzoi kërkesën e tij, reagon Berisha: Vendim antikushtetues, çështja do të shkojë në Strasburg!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masave të sigurisë ndaj tij nga ana e GJKKO.
Berisha u shpreh se vendimi i GJK është antikushtetues, ndërsa e cilësoi atë si një “kapitull turpi” të paralajmëruar.
Ai theksoi se do të ndjekë në vijim këtë rast, duke e çuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku sipas tij “nuk sillen si zuzarë me ligjet”.
“Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi.
Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.
Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.
Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.
Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët.
Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.
Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej”, u shpreh Berisha. Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë.
Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.
Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.
Shkeli Kushtetutën.
Shkeli ligjin e vet.
Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit.
Pra, është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.
Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.
Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.
Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.
Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.
Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë..
Fraksion.com