AktualitetBota+Të fundit

Pentagoni: SHBA nuk janë të befasuar nga ndryshimi i doktrinës bërthamore të Rusisë

Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur ndryshimeve në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke thënë se nuk janë “të befasuar” nga vendimi.

Ndryshimet që u miratuan dje nga presidenti rus Vladimir Putin vendosin kushte të reja në të cilat vendi do të konsideronte përdorimin e arsenalit të tij bërthamor.

Në një deklaratë të djeshme, Zëvendës Sekretarja e Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh tha se kjo është diçka që Rusia ka “sinjalizuar” se do ta bënte gjatë javëve të fundit.

“Është e njëjta retorikë e papërgjegjshme që kemi parë më parë dhe që e kemi parë sinqerisht gjatë dy viteve të fundit”, tha Singh. Ajo shton se SHBA do të vazhdojë të monitorojë situatën, por ata “nuk kanë asnjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore brenda Ukrainës”.

Singh tha gjithashtu se SHBA nuk sheh ndonjë ndryshim që duhet bërë në pozicionin e saj bërthamor.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller shtoi: “Pavarësisht asaj që thotë Rusia, as Shtetet e Bashkuara dhe as NATO nuk përbëjnë ndonjë kërcënim për Rusinë”.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë retorikën luftarake dhe të papërgjegjshme,” tha ajo.

Fraksion.com