AktualitetTë fundit

Masakra me katër viktima në Shkodër, AMP arreston katër efektivë të policisë

Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka arrestuar arreston katër efektivë të policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur në 30 tetor në Dobraç, ku humbën jetën katër persona.

Arrestimi i tyre u krye në orët e para të mëngjesit, ndërsa akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Në atentatin n9 Dobraç, të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

Emrat e policëve të arrestuar:

Blerim Kurmekaj

Viktor Logu

Julian Sterkaj

Marte Martini

 

Fraksion.com