Vrau 14-vjeçarin pranë shkollës, arrestohet autori, bashkëmoshatar me viktimën
Policia e Tiranës ka arrestuar një 14-vjeçar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ditën e djeshme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Mëohet se dhe autori ka mbetur i plagosur dhe gjatë konfliktit janë dëmtuar tre të mitur.
Sipas burimeve zyrtare, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Fraksion.com