Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale! Pozon para kamerës “me krenari”
Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë
Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.
Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë.
Ai ka pozuar me thikën e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit, ndërsa në një foto tjetër duket edhe dora e tij e fashuar, pasi sipas edhe njoftimit të policisë, autori, i cili dhe është arrestuar, është dëmtuar edhe vetë gjatë konfliktit.
Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar.
Fraksion.com