AktualitetTë fundit

Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, mjeti “G-Class” i 28-vjeçarit në ambientet e policisë

Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, ka tronditur kryeqytetin orët e vona të mesnatës së djeshme.

28-vjeçari Klajdi është qëlluar me plumb në kokë dhe në gjoks në mjetin e tij, ndërsa ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”. I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për autorin ose autorët.

Mjeti i viktimës, një Mercedes G-Class, tashmë ndodhet në ambientet e policisë, për të vijuar më pas me procedurat, si provë materiale.

Nga rindërtimi i skenës së krimit mësohet se autorët, dyshohet tre ishin në një makinë tip “Audi A4” ngjyrë gri dhe po e prisnin 28-vjeçarin.
Sapo ai ka hipur në makinë një prej tre autorëve në sedilen e pasme të “Audi”-t e ka qëlluar me armë. I riu ndërroi jetë në spital. Makina e tij është sekuestruar nga policia dhe i është nënshtruar kontrolleve.

 

Fraksion.com