AktualitetTë fundit

Djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri (detaje))

28-vjeçari Klajdi Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës në kryeqytet, me plumb në kokë dhe gjoks, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Mësohet se viktima është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.

Ai u qëllua me armë me silenciator,  sapo hipi në makinë,  ndërsa në spital është dërguar nga miqtë e tij.

Viktima kishte qëndruar në një lokal në zonë dhe me sa dukej po kthehej në shtëpi kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me 5 plumba. I riu ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë  autorët dyshohet se e kanë ndjekur atë prej ditësh.

Sipas burimeve, Klajdi Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe objektet pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.

Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit.
Ky është atentati i dytë në kryeqytet brenda pak ditësh. Mbrëmjen e 13 Nëntorit, pranë Fakultetit të Ekonimsë, u ekzekutua nga distanca me pushkë me dylbi biznesmeni Eduart Reçi.
Fraksion.com