AktualitetPolitikëTë fundit

Ankimuan masat e sigurisë, Meta e Kryemadhi në Apelin e GJKKO, ish-kryetarja e LSI koment ironik para mediave

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë seancën e radhës ditën e sotme në Apelin e GJKKO, pasi kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga SPAK, atë të arrestit me burg dhe detyrimit të paraqitjes.

Kryemadhi është shfaqur sot para mediave me humor, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë.

“U mësuam tani”, dëgjohet ajo t’u thotë gazetarëve që i kërkojnë një koment për paraqitjen e saj sot në GJKKO.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com